'Buxheti 2014', BDI e kënaqur për projektet shqiptare

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kërçova dhe Struga dominojnë në projekt buxhetin për vitin 2014, por nuk mungojnë edhe zonat tjera shqiptare. Me projekt buxhetin parashihet që zonat e lira ekonomike në Kërçovë dhe Strugë të ndërtohen nga shteti dhe për këtë qëllim janë paraparë nga 100 milion denar, ndërsa për zonën e lirë ekonomike në Tetovë 25 milion denar me të cilat është paraparë vetëm ndërtimi i rrugës deri në hyrje të zonës së lirë ndërsa pjesa tjetër është obligim i koncesionerit. Për zonat tjera të lira në pjesën lindore të vendit janë ndarë nga 10 milion denar edhe atë në Strumicë, Berovë, Dellçevë dhe Vinicë ndërsa për zonën e lirë në Rankovcë janë ndarë 15 milion denarë.
Me projekt buxhetin për vitin 2014, janë ndarë 255 milion denar për fillimin e ndërtimit të rrugës Kërçovë-Strugë. Këto mjete janë aprovuar si kredi nga EXIM banka kineze ndërsa kompania që do të ndërtoj rrugën pritet të zgjidhet deri në fund të vitit. Edhe për sheshin 'Skënderbeu' janë paraparë mjete në buxhetin për vitin e ardhshëm edhe atë 150 milion denarë. Mjete janë paraparë edhe për ujësjellësin në Zajaz, Likovë dhe Tetovë për realizimin e të cilëve janë ndarë nga 20 milion denarë. Klinika e Tetovës pritet të marrë 40 milion denar nga buxheti 2014 ndërsa nuk janë anashkaluar edhe objektet arsimore dhe kulturore. Për Universitetin shtetëror të Tetovës janë paraparë 70 milion denarë ndërsa mjete parashihen edhe për rinovimin dhe ndërtimin e shkollave të mesme dhe fillore. Me buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë mjete edhe për teatrin në Shkup dhe Tetovë si dhe për bibliotekën e Tetovës. Sa i përket bllok dotacioneve që fitojnë komunat, nga 13.9 miliardë denar, 4 miliard denarë u takojnë komunave me shumicë shqiptare. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form