Rritet numri i barnave që i mbulon Fondi

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Për 5% është rritur numri i përgjithshëm i ilaçeve me çmime referent të cilat i mbulon Fondi i sigurimit shëndetësorë në Maqedoni (FSSHM). 49 emra të rinj mbrojtës të ilaçeve për lukth, yndyrë në gjak, sheqer në gjak, antibiotikë dhe ilaçe për sistemin nervor të cilat jepen në bazë të listës primare pozitive - fituan çmime referente. Çmimet të tilla janë vërtetuar edhe për 9 ilaçe të të tjera mbrojtëse për trajtim spitalorë. Me këtë, rritet numri i ilaçeve për personat e siguruar, por dhe konkurrenca andaj nga Fondi presin zbritje të disa çmimeve të caktuara.

"Me futjen e emrave të ri të mbrojtur, të brenduar të barnave në listën e barnave nga ana e Fondit të Sigurimit Shëndetësor (FSSHM), arrihet ulja e çmimeve, rritja e opsioneve, rritja e konkurrencës në treg. Por ajo që është më e rëndësishme zgjerohet lista e barnave të cilat jepen nga ana e barnatoreve të cilat kanë marrëveshje me FSSHM pa pagesë shtesë, pra me këtë vendim rritet edhe numri i barnave të cilat nuk kanë nevojë që pacientët tanë të paguajnë pagesë shtesë për marrjen e një ilaçi", tha Xhemali Mehazi, drejtor i FSSHM.

Me këtë, numri i përgjithshëm i ilaçeve sipas emrit mbrojtës për të cilat Fondi ka vërtetuar çmimin referent arrin në 1672. Nga Fondi për sigurim shëndetësorë thonë se 42% e ilaçeve me emër mbrojtës, të siguruarit mund t'i marrin pa pagesë shtesë kurse 58% me pagesë. Vendimi është marrë nga Këshilli drejtues i Fondit të sigurimit Shëndetësor më 29 gusht. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form