Ora News - Fondi i Sigurimit, farmacive: Jo kërkesave që prekin sigurinë e barnave për pacientët

Ora News Lajme 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se nuk jep dakordësinë për çështje që cënojnë parimet mbi të cilat bazohet Fondi, siguria e barnave për pacientët.

Në një dalje për mediat, Drejtori i Fondit, Eduard Ahmeti, tha se me Urdhrin e Farmacistëve është arritur marrëveshje për disa çështje kontraktuale, të cilat ishin kërkesa ndër vite të subjekteve farmaceutike.

Eduard Ahmeti: Pas bisedimeve disa ditore që kemi kryer me përfaqësuesit e Urdhërit të Farmacistit, ne kemi mbërritur në një të mesme të përbashkët. Ka patur dakordësi dhe mirëkuptim, si dhe lëshime aty ku ishte e nevojshme dhe ku nuk prekeshin ato që ne i konsiderojmë parime të pacënueshme, në interes të pacientëve që përfitojnë nga rimbursimi I barnave. E rëndësishme është që palët të sqarohen dhe të kuptojnë qartë të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë, që janë të drejta dhe detyrime reciproke të sanksionuara prej vitesh në këto marrëdhenie, dhe për hirë të vërtetës nuk e kanë penguar procesin kontraktual, përkundrazi e kanë disiplinuar. Do të vazhdojë përpara me të vetmen "busull" që ne kemi: Sigurmin e barnave të sigurta, me kosto/efektivitet dhe në kohë për qytetarët.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me pikat e negociuara, drejtori I Fondit u përgjigj:

Eduard Ahmeti: Ne kemi dakortësuar disa kërkesa të farmacistëve, të cilët kanë qënë në fakt të bëra ndër vite(qe nga viti 2009), një pjesë të të cilave i kemi marrë parasysh, por Fondi është i vendosur për pacënueshmërinë e parimeve ku ai bazohet në përmbushjen e misionit të tij. Dera e Fondit do të jetë e hapur për çdo diskutim që jo vetëm farmacistët mund të kenë në të ardhmen. E rëndësishme është që të garantojmë pacientët, për rimbursimin e barnave të listës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fondi-i-sigurimit-farmacive-jo-kerkesave-qe-prekin-sigurine-e-barnave-pacientet

Share This Video


Download

  
Report form