'Grupi punues' nisi punën me optimizëm

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Fillim shpresëdhënës i punës së grupit punues, i cili duhet të zbatoj rekomandimet e raportit të Komisionit hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit. Grupi punues sot realizoi takimin e parë ku u arrit marrëveshje që të punohet me një dinamikë të përshpejtuar, të takohen së paku 2 hyrë brenda javës. Ndërkohë, gjatë këtij muaji si prioritet janë rekomandimet 2,3 dhe 4 që parashohin një revizion të të gjitha ligjeve që janë miratuar me procedure të shkurtër, ndryshimet në rregulloren e kuvendit dhe procedurën e miratimit të projekt buxhetit, nga ku edhe buron gjeneza e incidentit të 24 dhjetorit brenda dhe jashtë parlamentit.

"Vlerësojmë se me vullnet ët mire politik, me një përgatitje të mire mundet në një afat sa më të shkurtër të zgjidhim pjesën më të madhe të rekomandimeve të cilat janë shumë të rëndësishme. Por nisur nga afati kohorë do të përqëndrohemi në prioritetet dhe rekomandimet 2,3 dhe 4 të cilat kanë të bëjnë me revizionin urgjent dhe korrigjimin e procedurave të shkurtuara dhe ndryshimin e rregullores, të cilën VMRO dhe BDI e miratuan pa prezencën tonë si dhe definimin një procedure të re për miratimin e buxhetit", deklaroi Igor Ivanovski, anëtar i grupit punues.

"Dilema të cilën ne duhet ta zgjidhim në seancën e radhës është se vallë do të presim pako të të gjitha ndryshimeve të rregullores, apo do të shkojmë hap pas hapi, ato për të cilat do të arrijmë pajtueshmëri ti lëshojmë në procedure varësisht nga shkalla e urgjencës ashtu edhe do të veprojmë. Sigurisht në fillim do të shkojmë me një numër të caktuar të rekomandimeve të cilat janë urgjente, e më pas një nga një do ti lëshojmë në procedure të rregullt në Kuvendin e RM-së", tha Ilija Dimovski, kryetar I grupit punues.

Ndërkohë, anëtari i BDI-së në këtë grup punues, Nexhati Jakupi, heksoi rrëndësin e punës së grupit punues të ndërlidhur me raportin e Komisionit Evropian që pritet të shpallet kah mesi i tetorit.

"Kishte një debat konstruktiv, mbetemi me bindje që në këtë atmosfere do të vazhdoj edhe më tutje të punoj komisioni, duke marrë parasysh rëndësinë që përmbajnë në vete rekomandimet. Fokusin e opinionit brenda dhe jashtë vendit, aq më tepër që pothuajse drejtpërdrejt implementimi I rekomandimeve do të bëj edhe definimin edhe të raportit vjeshtor të Komisionit Evropian", u shpreh Nexhati Jakupi, anëtar I Komisionit.

Gjatë mbledhjes së Grupit punues ashtu edhe siç paralajmëroi kohë më pare nuk mori pjesë vetëm Partia Demokratike Shqiptare për shkak të vlerësimit se problem për Maqedoninë nuk paraqesin raportet mes maqedonasve por ato mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Bedri RExhallari

Share This Video


Download

  
Report form