Grupi punues afër marrëveshjes për buxhetin

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Grupi i punës për zbatimin e rekomandimeve që dolën nga komisioni hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit ka përmbyllur punët rreth procedurës për miratimin e projekt/buxhetit për vitin 2014. Kështu bëri të ditur për Alsat, Nexhati Jakupi, anëtar i grupit të punës nga radhët e BDI-së. Sipas tij, grupi i punës po fokusohet në Kodin e Mirësjelljes, ku palët negociatore kanë dhënë tashmë propozimet e tyre. Ndërkohë, javën që vjen do të intensifikohet puna, që para publikimit të raportit të Komisionit Evropian, grupi të dalë me rezultatet e para.

"Mendoj që kemi arritur një ujdi për procedurën e sjelljes së buxhetit, ndërsa jemi në bisedim e sipër për aspektet e sjelljes së Kodit të Mirësjelljes. Qëllimi është që ai të parashihet në rregullore dhe mandej të sillet edhe një Kod Mirësjelljeje i cili do të ngërthejë në vete përvoja të ndryshme të parlamenteve të tjera, dhe natyrisht është çështja e rishikimit të kufizimeve që u vendosen në rregulloren në shkurt të këtij viti. Mendoj se javën e ardhshme do të vazhdojmë me punime dhe në mënyrë paraprake do të kemi një draft version të ndryshimeve të rregullores konform rekomandimeve nga komisioni 'ad hoc', deklaroi Nexhati Jakupi, anëtar i grupit të punës, BDI.

Projekt Buxheti për vitin 2014, u dorëzua një javë më parë nga qeveria në Parlament dhe po shqyrtohet aktualisht në nivel të grupet parlamentare. Një vit më parë, miratimi i buxhetit ishte burim incidentesh që ndodhën brenda dhe jashtë kuvendit, pas të cilave Maqedonia u ngërthye në krizë politike. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form