KAVAJE - Pasi ka qëlluar me kallashnikov i ka vënë zjarrin banesës të cilën donte t'ia sekuestronte përmbarimi, 72 vjeçari Enver Shabjani i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
Ngjarja e rëndë që ngjalli panik në qytet ndodhi sot paradite në lagjen nr 3 , kur përmbarimi me ndihmën e policisë private kishte shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës që i kthente godinën ish pronarit.
Enver Shabjani jetonte i vetëm dhe banesa do i kthehej ish pronarit.
Fillimisht përmbaruesit kanë shkuar në shtëpinë e tij për t'i komunikuar urdhrin, (ky i disati herë) për tu larguar nga banesa. Në momentin kur përmbaruesit kanë qenë duke dalë, i moshuari ka filluar të qëllojë me breshëri automatiku duke vënë në rrezik dhe jetën e përmbaruesve por dhe të banorëve të lagjes. Më pas i ka vënë flakën shtëpisë duke rrezikuar djegien edhe të banesave përreth.