Fonde parash për të rinjtë me ide biznesi

alsatmtv 2015-08-21

Views 7

Të gjithë sipërmarrësit e rinj që kanë ide për biznes, mund të aplikojnë për ndihmë financiare nga Ministria e Ekonomisë deri më 15 gusht. Kjo u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë, Saraçini pas përfundimit të trajnimit të të rinjëve për realizimin e ideve të tyre për biznes. Deri më tani kanë konkurruar 106 sipërmarrës të rinj prej të cilëve shumica student në fakultetet e ekonomisë dhe inxhinierisë. Tre më të mirëve do tu ndahen fonde për realizimin e projekteve kurse të tjerët do të kualifikohen para kompanive të cilat do të përzgjedhin edhe ndonjë ide për realizim.

"Biznes ideja më e mirë, biznes plani më i mirë i cili do të zgjidhet nga ana e komisionit profesionist në ministrinë e Ekonomisë, do të fitoj vauçer me vlerë prej 330 mijë denarë. Ideja më e mirë e dytë e cila do të rangohet nga e komisionit do të fitoj vauçer me vlerë prej 230 mijë denarë dhe ideja e tretë më e mira do të fitoj vauçer me vlerë prej 140 mijë denarë. Mirëpo të gjitha idetë e tjera të cilat do të prezantohen në ministrinë e Ekonomisë , do të kenë mundësi ekskluzive që idetë e tyre ti prezantojnë edhe para komunitetit të biznesit me çka fitojnë të drejtën ekskluzive që idetë e tyre ndoshta në një afat të shkurtër të implementohen edhe në një ndër kompanitë më të suksesshme në Maqedoni", deklaroi Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.

Disa prej studentëve që kanë aplikuar, thonë se kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e aftësive të tyre.

"Shpresoj të realizojmë këtë projekt deri në fund dhe tu tregojmë gjeneratave të reja se si me pak para ,vullnet dhe mund të arrihet shumë", tha një konkurrues.

"Ideja ime është formimi i një centrali energjetik që do të prodhon energjinë prej bio-gazit. Ideja si ide nëse ngel vetëm në teori mendoj se ajo nuk vlen asgjë. Gjërat duhet të praktikohen për të arritur finalizimin", u shpreh një konkurrues.

Një person mund të konkurroj me një ide, por mundet që për një ide të konkurrojnë së bashku 4 persona.Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë në moshë prej 18 deri 30 vjeç deri më 15 gusht. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS