VMRO-Popullore përshëndet nismën për ndërtimin e Qendrës Memoriale në Zajaz

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

VMRO-Partia Popullore e ish kryeministrit Lubço Georgievski ka drejtuar kritika të ashpra të adresë të qeverisë dhe institucioneve tjera të cilat sipas saj deri më tani kanë heshtur për krimet e kryera nga ushtria serbe gjatë luftës së parë dhe të dytë Ballkanike ndaj popullatës shqiptare dhe asaj maqedonase në vend. Reagimi i kësaj partie vjen pas njoftimit për fillimin e ndërtimin të kompleksit memorial në Zajas të Kërçovës, për shqiptarët e vrarë në vitin 1913 nga ushtria serbe gjatë Luftës së Dytë Ballkanike. VMRO-Poullore në një komunikate me shkrim thotë se është e tmerruar nga të dhënat për një krim të tillë ku jetën e kanë humbur shqiptarë të pafajshëm, burra, gra dhe fëmijë të cilët kanë mbrojtur familjet dhe trojet e tyre.

"Pyesim, si është e mundur që një krim, gjegjësisht gjenocid i përmasave të tilla të mbahet i fshehur nga qytetarët e Maqedonisë. Kjo vërteton faktin se në Maqedoni ekzistojnë edhe varreza të tjera masive të pazbuluara të shqiptarëve por edhe të maqedonasve të cilët kanë qenë viktima të terrorit që ka bërë ushtria serbe pas Luftës së Dytë Ballkanike. VMRO-Partia Popullore e inkurajon Qeverinë, derisa ka njohuri për ekzistimin e varrezave të ngjashme masive, pa paragjykim ndaj askujt, të nxjerr në pah të vërtetën për ushtrinë serbe dhe jo bashkërisht të shënojnë përvjetorë të kësaj ushtrie siç ishte rasti i fundit në Zebërnjak të Kumanovës".

Ndryshe, kompleksi-memorial në fshatin Zajas të Komunës së Kërçovës do shtrihet në rreth 3 mijë metër katror. Ai do tu dedikohet 500 shqiptarëve të këtij rajoni, që u zhdukën gjatë Luftës së Dytë Ballkanike dhe që mendohet se janë ekzekutuar nga ushtria serbe. Në këtë kompleks memorial do të valëvitet një flamur gjigand shqiptar, i cili do të vendoset mbi një shtizë të gjatë 30 metra. Gjithashtu do të ngrihet edhe një monument i bronzit me emrin "Nëna Shqiptare" dhe rreth tij do të vendosen në mënyrë simbolike 500 gurë varri në formë të cilindrit. Ndërkohë, godina e ish Komunës së Zajasit do të shndërrohet në shtëpi-muze për viktimat, që mendohet se janë akoma të varrosur në nëntë varre masive në këtë rajon. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form