Murati: Nuk ka mjete IPARD për Maqedoninë perëndimore

alsatmtv 2015-08-21

Views 6

Mjetet evropiane të fondeve IPARD për bujqësi nuk janë të kapshme për biznesmenët e Maqedonisë perëndimore. Pronari i frigoriferit më të madh industrial në vend i cili gjendet në Tetovë, Abedin Murati, thotë se investimin e ka bërë me mjete personale dhe kredi nga bankat komerciale. Edhe pse kërkuam mjete evropiane dhe kur dukej se do i merrnim ato, nga kjo nuk doli asgjë, tha Murati

"Sa i përket IPARD programeve për të cilat shumë bisedohet në Maqedoni unë mund lirishtë dhe me përgjegjësi më të madhe se ata programe fare nuk realizohen në Maqedoninë perëndimore, meqë jam dëshmitarë i një aplikimi që e bëmë vitin e kaluar, më 2012, ku pas sa e sa përpjekjeve, kontakteve dhe bisedave, dokumentacioneve dhe në fund përgjigja ishte negative. Do të thotë edhe pse kërkesa ishte për modernizimin e frigoriferit industrial si një kapacitet që është më i madhi në republikën e Maqedonisë ajo nuk u arrit që të realizohet", deklaroi Abedin Murati, pronar i frigoriferit Industrial- Tetovë.

Murati thotë se ndonëse ka biznesmenë që ankohen ndaj krizës dhe se ajo ua ka zvogëluar eksportin, kjo nuk vlen për dy kompanitë e tij thjeshtë, nuk është vështirë të eksportosh. Sipas të dhënave nga këto dy kompani, i tërë prodhimi që prodhohet, në 'Frigoriferin industrial', gjegjësisht vishnja dhe speci si dhe në kompaninë për mobilie "Molika", 99% e mallit eksportohet. Dhe kjo bëhet pa kurrfarë ndihme nga shteti.

"Nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti dhe fare shteti nuk është i interesuar si më duket mua që ti ndihmoj kompanitë e vendit, më tepër hulumton kompanitë e jashtme për investime këtu, a ne të cilët bëjmë investime kapitale fare nuk na kanë vizituar apo nuk na kanë pyetur për problemet në të cilat hasim", tha Abedin Murati, pronar i frigoriferit Industrial- Tetovë.

Përndryshe, sa për krahasim, prej vitit në vit në Maqedoni ka ulje të investimeve të huaja, edhe pse qeveria pikërisht tek ata e ka vendosur vëmendjen dhe kompanive të huaja u ofron kushte shumë të volitshme vetëm që të vijnë tek ne. Goran Temenugov

Share This Video


Download

  
Report form