Lezhë, shërbimi zjarrëfikës masa për të përballuar zjarret

Report TV 2015-08-21

Views 0

Lezhë - Ndonëse shërbimi zjarrfikës në Lezhe ka ngritur siparin e gadishmerise, duket se njësitë vendore të Mirditës nuk janë gati për të përballuar asnjë situatë zjarri. Përgjegjësi i zjarrëfikësve në qarkun e Lezhës, Zef Frani shprehet se janë marrë të gjitha masat, por neglizhenca e disa prej njësive vendore përben problemin më të madh.

" Ka filluar ardhja dhe sot e kësaj dite që po flasim mbi 40-50% e komunëve dhe bashkive kanë prurë planet e bashkëpunimit, të cilët janë firmosur në mënyeë të ndërsjelltë. Planet e bashkëpunimit në vlerën e tyre ka 4-5 vite nuk janë thjesht plane në letër. Kanë treguar se mbi bazën e këtyre planeve puna është bërë shumë e mirë.

Kanë qenë koshient dhe ata që e kanë vënë në planin e tyre se çfarë duhet të bëjnë që të jenë të gatshmë për shërbimin zjarrëfikës po dhe ne bashkë me komunat dhe bashkitë. Zonat e plazhit do të jenë në qendrën tonë të vëmendjes, jo më pak dhe pyjet", tha përgjegjësi i zjarrëfikësve, Zef Frani.

Frani ka deklaruar se në shumicën e rasteve zjarret janë të qëllimshme dhe me karakter perfitimi lokal, gjë për të cilën ka kërkuar denoncimin në organet e drejtësisë të personave përgjegjës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS