Report Tv-Dëmtimi i pronës publike në Lezhë, apeli i banorëve: Të merren masa për mbrotje

Report TV 2018-09-05

Views 0

ëmtimi i pronës publike vijon të mbetet një problem shqetësues në shumë zona të Lezhës. Gjatë kohëve të fundit persona të papërgjegjshem kanë vjedhur kabujt e ndriçuesve të rrugës në fshatin Zejmen, si dhe janë dëmtuar koshat e mbeturinave.

Kjo problematikë shihet me mjaft shqetësim nga banoret e Zejmenit, të cilët kërkojnë që të merren masa për mbrojtjen e pronës publike, si dhe riparimin e dëmeve që janë shkaktuar.

4 muaj që është vjedhur 120 m kabull dhe gjysma e trotuarit është e pandricueshme. Kam bërë kërkesë por koshat janë në këtë gjendje që shikoni, gjendje katastrofe për fshatin.

Banor
Bashkia Lezhë si përgjegjëse për menaxhimin e territorit, bën me dije se ka referuar në polici çdo rast të dëmtimit të pronës publike, por ka qenë i pamundur identifikimi i autorëve dhe vendosja e tyre pëpara ligjit, pasi një gjë e tillë përbën vepër penale.

Share This Video


Download

  
Report form