Analistët: Politikanët të unifikohen për emrin

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Analistët i bëjnë apel klasës politike, që të unifikohet për sa i përket çështjes së emrit. Ata thonë se si LSDM-ja dhe BDI-ja nuk kanë qëndrim të qartë për emrin, ndaj ato duhet të intensifikojnë kërkesën e tyre, që të përfillen nga kryeministri Gruevski, për sa i përket idesë së re, formulës që bisedimet të vazhdojnë në nivel kryeministrash. Analistët thonë se, Gruevski, që para se të dërgonte letrën, duhet të kishte unifikuar më parë qëndrimin e Shkupit me opozitën dhe shqiptarët, ashtu siç e kanë unifikuar qëndrimin grekët.



"Në qoftë se nuk ka konsensus mes partive politike në pushtet dhe opozitë, pastaj konsensus ndëretnik pra mes maqedonasve dhe shqiptarëve, çdo aktivitet ose çdo qasje drejt zgjidhjes, të themi edhe serioze për emrin, unë mendojë se nuk do të ketë validitet, nuk do të ketë përkrahje deri në fund dhe nuk do të merret seriozisht", tha Ismet Ramadani, analist.



"Mendojë se sistemi për inkluzivitet politik sa i përket çështjes së emrit nuk mund të krijohet 5 minuta para se të bisedoni me Samarasin, fillimisht ne nuk e dimë se kur Gruevski e ka dërguar atë letër, vallë e ka dërguar para Samitit ose pas tij, duke pasur parasysh se ai kontrollon se kur do të publikohet ajo letër. Ne me të vërtet nuk e dimë se a është kjo letër ndonjë blof para samitit të fundit të BE-së ose ndonjë dëshirë e vërtet. Mendojë se pikërisht për këtë përfaqësuesit e opozitës janë shumë të kujdesshëm rreth asaj se si do ti qasen kësaj çështjeje dhe mendojë se kjo është arsyeja pse nuk dëshirojnë të ulen në tavolinë", deklaroi Petar Arsovski, analist.



Analistët theksojnë se pa përfshirje dhe unitet politik, asnjë formulë nuk garanton zgjidhje të çështjes së emrit. Përkundrazi, ajo do të vazhdojë të zgjatet për vite të tjera. Ata këmbëngulin se përveç unitetit politik, duhet të ketë edhe transparencë me popullin.



"E meta e kësaj letre ose kësaj iniciative është se kryeministri këtë e bënë kokë në vete pa konsultuar liderin participient shqiptarë në Qeveri, pa e konsultuar opozitën dhe në qoftë se i drejtohesh një kryeministri të një shteti i cili ka qëndrim me konsensus nga të themi lidershipi grek, duke u nisur nga presidenti Papuljas, atëherë ajo nuk merret shumë seriozisht, duhej pra të merr mendimin në një takim të liderit shqiptarë në këtë rast, Ali Ahmeti por edhe të atij të opozitës", u shpreh Ismet Ramadani, analist.



"Formalisht, do të ishte super kur të gjitha partitë politike do të krijonin një konsensus të përbashkët dhe një platformë të përbashkët për zgjidhjen e problemit me emrin, por realiteti është ky, të gjitha partitë politike, edhe ato maqedonase dhe ato shqiptare i thonë Qeverisë, ne do të pranojmë gjithçka që ju do të merreni vesh dhe në një situatë të tillë Gruevski nuk ka pengesa tek opinioni politik në vend me qëllim krijimin e një platforme. Problem më i madh është se ai vetë nuk po mundet të krijojë një platformë e cila do të shinte shtetin përpara", tha Petar Arsovski, analist.



Ndërkohë asnjë përgjigje...

Share This Video


Download

  
Report form