PARIS - Dhjetëra piano janë vendosur në brigjet e lumit Sena në kryeqytetin e Francës, për të gjithë të apasionuarit e muzikës të cilët do të kenë mundësinë të luajnë nota muzikore me këtë instrument relaksues. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të "Fete de la Musique" e cila është një festë popullore rreth muzikës. Festivali i muzikës që zhvillohet që prej vitit 1982, mbledh muzikantë të cilët dëshirojnë të shfaqin talentin e tyre në rrugët e qytetit të dritave dhe dashurisë.