Ora News – Gjirokastër, Agjiro Fest 2017, nis festa e muzikës dhe kostumeve folklorike

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Argjiro Fest 2017 ka sjellë atmosferë festive të qytetin e gurtë të Gjirokastrës ndërsa dhjetëra grupe folklorike kanë sjellë muzikën dhe veshjet tradicionale të zonave të ndryshme, madje edhe nga treva ndërkombëtare. Kryebashkiakja Zamira Rami ftoi qytetarët nga gjithë vendi t?i bashkohen festës në Gjirokastër ku në kalendar ka edhe parada, panaire dhe ekspozita.
Pas një sezoni të suksesshëm turistik Gjirokastra ka hapur dyert për një ngjarje të rëndësishme si Argjiro Fest 2017. Qyteti muzeal i Gjirokastrës shndërruar në vendin e festës me aktivitete të larmishme ku spikat folklori i zonave të ndryshme të vendit, por edhe ndërkombëtar. Aktiviteti ngriti siparin me parakalimin e grupeve te shumta folklorike pikërisht nga Sheshi i Cercizit për të vijuar në odeonin e qytetit aty ku edhe jepen shfaqjet. Kryebashkiakja Zamira Rami ka ftuar qytetarët në mbarë vendin të vizitojnë Gjirokastrën këtë fundjavë.
Zamira Rami: Janë të ftuar të gjithë gjirokastritët që janë anë e mbanë Shqipërisë por edhe përtej kufijve të saj. Po pse jo edhe banorët e qyteteve të tjera që kanë dëshirë të kalojnë një fundjavë ndryshe në Gjirokastër mund të vijnë dhe të kënaqen në këtë 4 ditësh plot me aktivitete.
Të mrekulluar për atë që gjetën në Gjirokastër, festivalistët vleresojnë këtë inciativë mjaft domethënëse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/agjiro-fest-2017-nis-festa-e-muzikes-dhe-kostumeve-folklorike/

Share This Video


Download

  
Report form