Rama në Derviçan: Minoritarë mos votoni Kserën, ju diskreditoi

Report TV 2015-08-21

Views 2

GJIROKASTER- Gjatë një takimi me banorë të minoritetit grek në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, kreu i Partisë Socialiste i ka bërë thirrje të mos votojnë më Spiro Kserën, pasi jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta por dhe i ka përçarë.

"Për 8 vjet Spiro Ksera a solli ndonjë pikë ujë këtu, a mori ndonjë masë për dritat? Po a bëri ndonjë gjë për minoritarët? Tani që do humbasë pse ta hidhni votën për një personazh qesharak si Spirua? Ai është një personazh që e ka diskredituar plotësisht çështjen e minoritetit. Saliu gjeti këta tradhtarët si puna e Spiros, dhe përçau minoritetin. Minoriteti nuk ka lidhje me partitë, duhet të flasë me një zë, dhe të mos përçahet. Vota e minoritetit duhet të shkojë për të marrë në punë dikë, nuk është të mbani në punë Saliun" tha Rama.

Duke u kërkuar votën banorëve të Dervicianit, Rama tha se do të punohet më shumë për çështjen e minoritetit, duke garantuar punësim për ta.

Share This Video


Download

  
Report form