TIRANE - Në orën 13: 38 Edi Rama votoi në shkollën "Pjetër Budi" nga ku bëri thirrje për të votuar. Duke iu referuar ngjarjes së Laçit Rama tha se është barbare që në një ditë votimi në mes të Europës të humabsë një jetë njeriu nga kriminelë të mbështetur nga policia e cila nuk ishte aty. Por kjo nuk ndryshon fatin e vendit. "Të gjithë që më dëgjojnë sot në Shqipëri të mos e harrojnë fjalën e madhe që kur e keqja kap për fyti një popull nuk është faji i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë, prandja apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje. Në pak minuta vendosen jo 4 vite e ardhshme por fati i një gjenerate , nuk ka asgjë më të rëndësihhme si qytetar familjar sesa tek qendra e votimit të shprehin vullnetin sovran me votë. Sot populli është në veprim dhe pjesëmarrja është shprehja më kuptimplotë.