Kryeministri Berisha nisi mbledhjen e qeverisë duke iu drejtuar emigrantëve se është kreu i opozitës i cili nuk do që ata të votojnë nga vendet e tyre, ndërsa qeveria është gati të sigurojë projektin online. Madje kryeministri tha se Rama i trembet edhe votimit të 16 vjeçarëve.
"Mos votimi i tyre është fobi që ka kryetari i opozitës. Qeveria është gati për votimin online ose në çdo formë tjetër që të pranojë opozita me qëllim që ky detyrim të cilin e përmbushin të gjitha vendet evropiane të përmbushet edhe nga Shqipëria. Por mjerisht nuk pranohet nga opozita si kur nuk u pranua votimi i 16 vjeçarëve që kanë filluar të votojnë në kombe me moshë mesatare shumë më e madhe se e jona."- tha kryeministri.
Nga ana tjetër kreyeministri vuri theksin edhe në rendësinë e votës së emigrantëve, të cilët kanë një peshë të konsiderueshme në të ardhurat dhe remitancat që hyjnë në vendin tonë.