OSBE-ODIHR: KQZ me 4 anëtarë nuk është e ligjshme

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - OSBE-ODIHR publikon raportin paraprak për zgjedhjet e 23 qershorit. Në raport dhe theksohet se "zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për statusin e Shqipërisë në BE", por ndërkohë vihen re shqetësim dhe kritika për sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe një sërë mangësish të tjera, që ngrënë dyshime mbi procesin.

Sipas këtij raporti, "KQZ aktualisht funksionon me 4 anëtarë dhe kjo situatë nuk është e ligjshme, ndërkohë që kuadri ligjor duhet të zbatohet dhe të respektohet nga palët dhe kjo pengon institucionin të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin. Në raport kujtohet se Kolegji Elektoral ka shqyrtuar 11 ankesa kundër vendimeve të KQZ-së dhe ndaj dështimit të këtij institucioni për të miratuar vendime. Janë vërejtur vonesa me afatet ligjore", thekson raporti.

Share This Video


Download

  
Report form