Intervista, Hajdari: Të hapim listat 100%, letra e PD-së për ODIHR-in nuk është prioriteti im

Report TV 2020-12-23

Views 0

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari tha se nuk e firmosi letrën e PD-së dërguar OSBE/ODIHR-it  pasi nuk është prioriteti i saj. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari tha se beteja e saj është e fokusuar vetën në hapjen e listave 100 % dhe respektimin e dëshirës së votuesve shqiptarë që në Kuvend të hyjnë ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota dhe jo ata që janë përcaktuar nga partia.

"Unë nuk janë shprehur për kërkesën e PD për t'i kërkuar ndihmë OSBE/ODIHR-it dhe nuk është prioritet për mua.  Për mua duhet të zgjidhet çështja e listave të hapura 100 %, pasi aktualisht partitë po mundohen të ruajnë status quon  e partisë me lista të mbyllura dhe koalicione parazgjedhore ", tha Hajdari

Në lidhje me draftin e PS, Hajdari tha se ai propozim është si t'i shesësh shqiptarëve sapunin për djathë.

" Jo nuk është i drejtë një propozim i tillë dhe një hile që i bëhet qytetarëve për ti hedhur hi syve për të shitur sapunin për djathë. Edhe pse japim votën parapëlqyese, prapë fituesin e zgjedh kryetari", tha Hajdari.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS