STAMBOLL - Shkon në tre numri i viktimave si pasojë e protestave të dhunshme në Turqi. Agjencia e lajmeve "ANSA", shkruan se viktima e radhës është Abdullah Comert, një 22-vjeçar që ndërroi jetë në spital, pasi ishte qëlluar me armë zjarri gjatë përleshjeve në jug të vendit, në kufi me Sirinë. Kur është bërë një javë nga nisja e protestës kundër prishjes së parkut në qendër të Stambollit, revolta kundër qeverisë është përhapur tashmë në mbarë vendin. Sheshi Taksim në Stamboll u mbush sërish me demonstrues. Situatë e ngjashme edhe në Ankara, por këtu ndërhyrja e policisë është edhe më e ashpër.