Elhaida Dani shpallet fituese e "The Voice of Italy"

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Elhaida Dani, 19 vjeçe nga Shkodra është fituese e "The Voice of Italy 2013", duke u shpallur kështu zëri më i mirë në Itali pas një nate të gjatë finale ku ajo shfaqi performanca të shkëlqyera. Performanca e këngës legjendare të Witney Houston, "I Will Always Love You" u karakterizua nga një interpretim i lehtë, i shoqëruar nga një zë i bukur në një paraqitje skenike që lehtë mund të krahasohej me vet këngëtaren legjendare amerikane. Konkurrentët e tjerë ishin më pak impresivë, përjashtuar Timothyn, që dukej si kandidati i vetëm serioz kundër shkodranes.

Në raundin e dytë të finales së jashtëzakonshme të 'The Voice of Italy' ishin trajnerët e finalistëve ata që u bashkëngjitën në skenë për të interpretuar këngë të vjetra italiane. Raundi i tretë ishte shumë konkurrues. Elhaida në skenë u paraqit me këngën e lehtë italiane të kompozuar nga trajneri i saj, "When Love Calls You". Paraqitja inspiruese e Elhaidas bëri publikun të qajë.

Elhaida Dani me këtë fitore ka siguruar një kontratë me Universal Music Studios, për regjistrimin e një albumi. Ky është një prej sukseseve më të mëdha të një artisti shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë, sidomos nëse marrim parasysh se Elhaida e vetme arriti të mposhtë mijëra zëra tjerë nga gjithë Italia për t'u shpallur më e mira.

Për triumfin e madh në "The Voice of Italy" , Elhaida Danit është përgëzuar edhe nga dy liderët kryesorë të politikës shqiptare, kryeministri Sali Berisha dhe lideri i PS-së, Edi Rama. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form