60% e shqiptarëve, kundër projektit Shkupi 2014

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

As gjysma e qytetarëve nuk e mbështesin projektin Shkupi 2014. Këtë e ka treguar anketa e fundit e Institutit për hulumtime "Dimitrija Çupovski". 45% e qytetarëve mbështesin projektin "Shkupi 2014", ndërsa 44,8% janë kundër tij. Analizuar në bazë etnike, rreth 60% e shqiptarëve janë kundër këtij projekti, ndërsa e mbështesin vetëm 30% e shqiptarëve. 48,6% e qytetarëve maqedonas mbështesin projektin "Shkupi 2014", ndërsa kundër tij janë 40,7%. Mbështetës më të mëdhenj të këtij projekti janë komunitetet tjera, 53,8% e tyre e mbështesin, ndërsa 38.5 % e kundërshtojnë. Të pyetur për udhëtimet e zyrtarëve të Qeverisë nëpër botë për tërheqjen e investitorëve të huaj, 57,8% e qytetarëve i mbështesin këto udhëtime, ndërsa 23% nuk i arsyetojnë ato,19.2% e qytetarëve nuk e dinë ose nuk kanë përgjigje. Edhe në këtë pyetje mbështetës më të mëdhenj të veprimeve të Qeverisë janë treguar komunitetet tjera, pas tyre maqedonasit, dhe si kundërshtues më të mëdhenj qytetarët shqiptarë. Në këtë anketë është hulumtuar edhe mendimi i qytetarëve për udhëheqësit e institucioneve fetare, Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësisë Fetare Islame. Rreth 45% e qytetarëve nga dy komunitetet fetare besojnë në udhëheqësin e tyre, 40% e të krishterëve dhe 18% e myslimanëve nuk besojnë në to, ndërsa në këtë pyetje nuk janë përgjigjur mbi 37% e myslimanëve dhe 16% e të krishterëve. Anketa e Institutit për hulumtime 'Dimitrija Çupovski' është realizuar në periudhën nga 17 deri 21 maj dhe në të janë përfshirë 1050 qytetarë nga tërë territori i Maqedonisë. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form