Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e dytë të vizitës në Maqedoni, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu mbështetjen për Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s.
Pas takimit me homologun, Nikola Dimitrov, Bushati u bëri apel qytetarëve maqedonas dhe veçanërisht shqiptarëve të Maqedonisë, që të votojnë Pro Referendumit më 30 shtator si një marrëveshje me ?rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike?.
Bushati: Dëshiroj që në emër të shtetit shqiptar, t?i bashkohem gjithë zërave, gjithë miqve të vendit tuaj, duke ju bërë një apel e sidomos, shqiptarëve që jetojnë këtu, për të mbështetur marrëveshjen historike të Prespës, sepse kjo marrëveshje, pavarësisht se shpesh konsiderohet si një marrvëshje për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet dy vendeve, në fakt ka një rëndësi të madhe për stabilitetin demokratik në rajonin tonë dhe për perspektivën tonë të përbashkët euroatlantike. Prandaj, dëshiroj më të mirën për vendin tonë fqinj, Maqedoninë, në datën 30 shtator.
Duke qëndruar sërish tek interesi i qytetarëve në Maqedoni, Bushati theksoi se zbatimi i ligjit të gjuhëve do të përmirësojë dhe bashkëjetesën etnike.
Bushati: Sikundër angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës aktuale për ligjin e gjuhëve, përdorimit të gjuhëve që i krijon një mundësi të gjithëve të ndihen qytetarë të lirë me të drejta dhe detyrime të barabarta.
Përpjekjet për stabilitetin në Ballkan nuk janë vetëm në Maqedoni. Dhe mes Kosovës dhe Serbisë pritet arritja e një marrëveshje përfundimtare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-nga-shkupi-apel-shqiptareve-te-votojne-emrin-e-ri-te-maqedonise