Gratë në Maqedoni, gjatë intervistave për punësim shpesh janë pyetur nëse planifikojnë të bien shtatzënë. Po ashtu, kur ato kanë rënë shtatzënë, atyre iu është ndërprerë marrëdhënia e punës. Këto informacione, u publikuan sot nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Ndonëse kjo dukuri është e shpeshtë, asnjë grua këtë nuk e ka denoncuar këtë çështje në inspektoratin shtetëror për punë. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksuan se prej shkurtit të këtij viti, hyri në fuqi edhe ligji i cili parashikon dënime rigoroze për ata që i diskriminojnë gratë në mënyrë të tillë.
"Nëse dëshmohet se nuk është kështu, se është paraqitur kjo pyetje dhe se gjendja e tillë ka ndikuar drejtpërdrejt mbi realizimin e marrëdhënies së punës së punëtores, ose ndërprerje të marrëdhënies të punës së punëtores, janë parashikuar dënime prej dy deri tre mijë euro për personin përgjegjës. Lartësia e dënimi mendoj se tregon që askush nuk do të vihej në situatë të eksperimentojë diçka që është e drejtë e secilës nënë, bashkëshorte ose grua", deklaroi Spiro Ristovski -- ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale, i inkurajojnë gratë që janë përballur me një lloj të tillë diskriminimi, ta denoncojnë atë numrin e telefonit 15 505 ose të shkojnë direkt në Inspektoratin Shtetëror të Punës. Vitin e kaluar nga studimet e realizuara me mbi 1000 të anketuara, 21,4 % e grave janë përgjigjur se në vendin e punës u është parashtruar pyetja nëse planifikojnë të kenë fëmijë. Bojana Simonoviq