Ora News –Linjat e tensionit të OSHEE, Çela: Sanksione për kompanitë që i dëmtojnë

Ora News Lajme 2016-12-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjitha ato firma private që do të dëmtojnë linjat e tensionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të përballen me sanksione më të rënda.
Administratori i OSHEE Adrian Çela ka paralajmëruar se kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar ndërhyrjet e pakujdeshme që po lënë me orë të tëra pa energji konsumatorët.
Adrian Çela: ?Po marrim nisma ligjore që do ja propozojmë dhe qeverisë që të marrim sanksione drastike ndaj kompanive që na kryejnë këto lloj dëmtimesh, madje deri në konfiskim të garancive apo ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të këtyre institucioneve që i financojnë këto punime, sepse jemi duke i bërë investime dhe po dëmtohet edhe imazhi ku qytetarët me të drejtë ankohen por nuk e dinë të vërtetën nga kush shkaktohen këto ndërprerje të furnizimit me energji elektrike?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/linjat-e-tensionit-te-oshee-cela-sanksione-per-kompanite-qe-i-demtojne/

Share This Video


Download

  
Report form