Retorika e ashpër për Strugën dhe Kërçovën, hedh benzin zjarrit

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Retorika ndezëse e politikanëve për Strugën dhe Kërçovën po i hedh benzinë zjarrit në marrëdhëniet ndëretnike. Profesoresha universitare Mijana Maleska në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga Drejt' tërhoqi vëmendjen e subjekteve politike se me veprimet e tyre po thellojnë akoma më shumë hendekun e ndasive mes bashkësive etnike, edhe pse synimi i vetëm i tyre është siç tha fitimi i pikëve politike.

"Maqedonia është një shoqëri thellësisht e ndarë, që do të thotë një shoqëri me potencial të madh të konfliktit. Nga ky aspekt duhet të kihet shumë kujdes në politikë si dhe çfarë flitet dhe çfarë ndërmerret. Nga aspekti formalo-juridik koalicionet janë të lejuara, nuk janë të ndaluara, por nëse kjo është e mirë politikisht duhet të mendojnë vetë liderët politik....por në politikë nuk ka aq vendime emotive, siç mendojmë ne nga jashtë, supozoj se në shtabet e partive rrinë me stilolaps në duar dhe mbajnë llogari se cili veprim sa pik politike mund t'u sjellë", deklaroi Mirjana Maleska, profesoreshë universitare.

Analisti Gyner Ismail nga ana tjetër theksoi se retorika e ashpër e Nikolla Gruevskit ditëve të fundit në Strugë dhe Kërçovë nuk habit aspak, pasi ai prej 7 vitesh promovon politikë nacionaliste dhe brutale.

"Nuk habit mënyra se si flet Gruevski, pasi ai flet ashtu siç qeveris, në mënyrë primitive, me mjete plotësisht brutale.... Në politikë sidomos kur drejtoheni publikisht në këtë mënyrë duhet të jeni shumë të kujdesshëm sidomos në shoqëri që janë lehtë të thyeshme, sikurse shoqëria jonë, e cila sapo ka filluar të hapërojë në çdo aspekt, në demokraci, e cila sapo është ngritur në këmbë pas një konflikti të madh ndëretnik" , tha Gjyner Ismail, analist.

Analistët vlerësojnë se ambienti parazgjedhor do të ashpërsohet akoma më shumë në periudhën e ardhshme deri në ditën e zgjedhjeve pasi politikanët do të përpiqen të përfitojnë nga çdo situatë që mendojnë se është në favor të tyre.

"Deri në fund do të ashpërsohen marrëdhëniet politike, por frikësohem se çfarë do të ndodh nëse në Kërçovë zgjedhjet i fiton kryetar komune maqedonas. Por duhet njëherë të biem poshtë, dhe të mund të fillojmë të ngjitemi lartë, të mendojmë në ndonjë mënyrë tjetër, pra rregulla të tilla që i forcojnë koalicionet parazgjedhor shumë-etnike ato duhet të jenë të matura pasi do tu drejtohen të dyja bashkësive, dhe ai që do të jetë i matur të jetë i shpërblyer ndërsa ai që do të jetë ekstrem të dënohet", tha Mirjana Maleska, profesoreshë universitare.

"Pushteti i kontrollon të gjitha mekanizmat edhe ato që janë mbi tokë por edhe ato nëntokë. Prandaj nuk pres që deri më 24 mars të kemi një situatë të qetë parazgjedhore, nuk pres që në 24 mars në ditën e zgjedhjeve do të kemi një ditë të qetë dhe në fund të fundit më 25 mars ne do të kthehemi në situatën politikë që na u servua më 24 dhjetor, më 7, apo 8 prill do të vijë Fyle dhe ne do kthemi aty ku ishim", deklaroi Gjyner Ismail, analist.

Në kushte të krijimit të koalicioneve të tilla etnike dhe një retorike kaq të ashp...

Share This Video


Download

  
Report form