Siç edhe pritej fjalori i liderit të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski në Kërçovë ishte edhe më i ashpër se ai në Strugë. Kërkoi nga maqedonasit e Kërçovës jehon 100 për qind të për të dëshmuar siç tha ai se Kërçova ka qenë dhe do të mbetet Maqedoni. Kandidatin e vetëm shqiptar në këtë komunë, atë të BDI-së Fatmir Dehari, Gruevski e porositi po që se dëshiron, lirishtë mund të shkoj dhe të jetoj në Shqipëri.
"Nuk mundet të mos e përmendi ofertën e Fatmir Deharit. Ai këtyre ditëve doli me ofertë. Ai së pari na u prezantua me një fotografi me kallash dhe më pas na u prezantua me një deklaratë ku tha se ëndërr e tij ka qenë nga Struga deri në Kumanovë, përmes Kërçovës, Gostivarit, Tetovës Shkupit të kemi Shqipëri dhe jo Maqedoni. Dëshiroj sonte të përcjell një mesazh deri te Fatmir Dehari se me fotografitë me kallash nuk do të frikësoj askënd dhe e dyta në rast se Fatmir Dehari dëshiron të jetoj në Shqipëri, ja ku e ka Shqipërinë. Le ët shkoj, letë jetoj atje, s'kemi asgjë kundër ajo është zgjedhje e tij se ku do të jetojë. Këtu është dhe do të mbetet republika e Maqedonisë. Kërçova ka qenë dhe do të mbetet Republika e Maqedonisë", Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE.
Ndërkohë Kandidati i BDI-së për Kërçovën Fatmir Dehari, me përgjigje diplomatike dhe të matur ndaj fjalorit të ashpër të Gruevskit.
"Unë do të citoj Martin Luter King i cili thotë: 'Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku, si vëllezër ose ne duhet të vdesim së bashku si budallenj'. Unë i ftoj me këtë rast të gjithë qytetarët e qytetit të Kërçovës qofshin ët komunitetit maqedonas, shqiptarë, romë, turq, që ne ashtu siç kemi ditur për decenie të tëra të bashkëveprojmë të bashkëbisedojmë , të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët dhe të vazhdojmë përsëri në frymën e bashkëjetesës, bashkëveprimit të ndërtojmë qytetin tonë", deklaroi Fatmir Dehari, kandidat i BDI-së për Kërçovën.
Gruevski gjatë fjalimit të tij ka theksuar se nuk do të lejohet të kalojë asnjë lloj tentimi për parregullsi eventuale. Ai madje u shpreh se atë ditë sytë do të hapen jo dy jo katër por po që se e do nevoja edhe 16.
"Dëgjoj këtyre ditëve nga kërçovarët se kanë menduar që të dërgojnë përmes postes pasaporta dhe letërnjoftime që dikush këtu të votoj në emër të tyre, në emër të ndonjë shqiptari që me kohë është shpërngulur, dua t'ju porosisë se ajo nuk do tu kaloj, as mos tentojnë se këtu jo 2 jo 4 por 16 sy do të hapen më 24 mars", tha Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE.
Ndryshe beteja për Kërçovën, por edhe për Strugën, me bashkimin e LSDM-së dhe VMRO-së kundrejt kandidatëve shqiptarë tanimë është shndërruar nga një betejë politike në betejë etnike. Bedri Rexhallari