Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi arrestimin në Kosovë të Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit, dy nga 6 personat e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në afërsi të Shkupit. Ismailoviq dhe Demiri ndodheshin në arrati për gati një vit, ndërsa arrestimi i tyre është zhvilluar mbrëmë rreth orës 19 në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë. Lajmin e para e kumtoi mbrëmë në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, të cilën e kishte njoftuar përmes një bisede telefonike ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi. Jankullovska sot i shprehu mirënjohje homologut të saj kosovar ndërsa njoftoi se pas përfundimit të procedurave gjyqësore në Kosovë do të bëhet edhe ekstradimi i të kërkuarave për rastin "Monstra".
"Menjëherë pas arrestimit të personave vendosa kontakt me kolegun Bajram Rexhepi, parasegjithash ta falënderoja për sjelljen korrekte dhe bashkëpunimin e mirë nga e ana e policisë kosovare dhe anagazhimin e tyre që zgjati kohë më të gjatë, ndërsa mujave të fundit me aktivitete të koordinuara vepruam bashkarisht në bazë të flet-arrestit ndërkombëtar ndaj këtyre personave. Gjithashtu biseduam edhe për përshpejtimin e të gjitha procedurave, fillimisht për konfirmimin e identitetit të tyre dhe pastaj edhe për ekstradimin e tyre në Maqedoni për shkak se bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë. Ndërkohë pas konfrimimit të identitetit të tyre, personave iu është caktuar parburgim 48 orësh në Kosovë dhe gjatë kësaj periudhe, duhet të kompletohen të gjitha dokumentet e nevojshme për fillimin e procedurës së ektradimit që përfundimisht këta persona të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen në bazë të akuzave që kanë të bëjnë me vrasjen e pesëfisht në liqenin e Smilkovës", deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.
Lidhur me rastin "Monstra", fillimisht u arrestuan 20 persona, por pas hetimeve, autoritetet ngritën akuzë për 6 persona, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Rami Sejdiu, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Alil Demiri, të gjithë nga Shkupi. Tre nga të akuzuarit u arrestuan gjatë aksionit policor "Monstra", ndërsa dy tjerët Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, u arratisën. Gjykimi për rastin "Monstra" ka nisur më 20 dhjetor të vitit të kaluar, ku të pandehurit ngarkohen me veprat 'vrasje me paramendim, ndihmë në vrasje dhe terrorizëm'. Melihate Rustemi