Ora News – Vdekja e Ardit Gjoklaj në Sharrë, Prokuroria çon për gjykim dy të akuzuarit

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dy persona të akuzuar se për shkak të shkeljes së rregullave në punë, kanë shkaktuar vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili po punonte në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë, ngjarje e ndodhur në datë 07.08.2016.
Nga hetimi i Prokurorisë rezulton se ?përgjegjësi i turnit i kompanisë ?3R? që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie?.
Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë ?3R?, shoqërisë ?Eco Tirana? dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.
Prokuroria thotë se hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklaj, për faktin se po përfundonin afatet e paraburgimit për dy personat e konsideruar përgjegjës për vdekjen e punëtorit, për të cilët përfundoi hetimi dhe u dërguan për gjykim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vdekja-e-ardit-gjoklaj-ne-sharre-prokuroria-con-per-gjykim-dy-te-akuzuarit/

Share This Video


Download

  
Report form