TIRANE - Edhe këtë fundjavë, lideri i opozitës Edi Rama është gjendur para qytetarëve në një konferencë online në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, nga ku dha deklarata edhe për koalicionet e mundshme me Partinë Socialiste. Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, Rama ritheksoi aleancat me kushte, kur tha se mirëpret koalicionin me çdo forcë politike që dëshiron të bashkohet me PS për rotacion politik. Pyetja drejtohej konkretisht për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndaj së cilës numri një i opozitës u përgjigj: Asnjë votë për rotacion s'duhet të shkojë dëm".
(ad.ti/shqiptarja.com)