Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndre Legisi, ish-deputeti socialist në një rrëfim ekskluziv në emisionin ?Të Paekspozuarit? të Ylli Rakipit të transmetuar mbrëmjen e 24 shtatorit 2015 në Ora News.
Pse u largua nga LSI dhe PS për tu ?arratisur nga liria? në fermën e tij të ngritur pak km larg Tiranës? Çfarë e ndau nga Ilir Meta dhe Edi Rama dhe pse nuk pranoi të ishte negociator i tyre në ?takimin e ngjalave??
Paralajmërimi që i dha Ramës kur zgjodhi vetë, pa pyetur askënd, kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 2013, dhe këshilla që i jep atij tani kur kemi një Parlament që po çudit Europën: ?Unë marr përgjegjësitë e mia dhe i them popullit hajde tani më voto në zgjedhje të parakohshme?
Ja disa nga deklaratat më të rëndësishme të Ndre Legisit gjatë emisionit
Zgjedhjet ne 2009
Legisi: I thashe Rames pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër. Isha kunder koalicionit LSI me Berishën. Meta luante me 2 karta. Siç shkoja unë te Edi Rama shkonte Dritan Prifti te Saliu.
Koalicioni PS- LSI
Legisi: ?Isha kundër koalicionit. S?pranova te isha negociator. LSI-ne se ka marrë se e ka dashur, por sepse i duhen numrat. Koalicioni nuk eshte origjinal
Zgjedhjet 2013
Legisi: Rama s?pyeti askënd për kandidatët. Lexoi listën dhe iku. I thashe do të jenë gur në qafën tënde? U tërhoqa nga fushata kur u njoha me kandidatët. Veliaj konsiderohej më i rëndësishmi.
Parlamenti sot
Legisi: ?Nuk mund të ndërtosh një godinë nëse themelet I ke bërë shtrembër. Edi Rama, po të isha unë në këtë situatë që është krijuar në parlamentin e Shqipërisë bëj zgjedhje të reja, të dalë para popullit dhe të thotë, si tha ai greku: ?Unë e bërë këtë gabim. Është përgjegjësi e imja?. Kam bërë këtë gabim, kam bërë një Parlament që po çudit Europën. E kam bërë me duart e mia dhe dua ta korrigjor dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Absolutisht.
Komenton Ramen, Meten e Nanon
Legisi: Rama bëri lojë me njerëzit që mbështetë në politikë. Herët a vonë do ta paguajë, me përçmim. Nano nuk është hakmarrës, nuk të ndjek nga pas. Meta politikan pragmatist.
Partia Socialiste
Legisi: ? Mënjanoi grupin e Blushit dhe të Malajt. Rama administron funksionin e kryetarit të partisë në mënyrë të gabuar. S?me hoqi Rama nga PS, s?duroja politiken e pisët.?
Ndarja veri- jug brenda partive
Legisi: ?PS e ka këtë problem dhe e ka të mbartur nga e kaluara ndërsa PD nuk është aq e zhvilluar?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arratisje-nga-liria-rrefimi-i-ndre-legisit-me-vinte-zor-kur-me-propozuan-per-deputet/