Vrasja e kryekomisarit, SMS kërcënuese oficerit të policisë

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANE- "Dritani u prehtë në paqe. Tani është radha jote...". Ky mësohet të ketë qenë një tekst mesazhi i mbërritur në telefonin celular të një drejtuesi policie mbrëmjen e 24 shkurtit, pak minuta pas vrasjes mafioze ndaj 41-vjeçarit Dritan Lamaj, ish-shefit të Komisariatit Nr.6. Burime jozyrtare policore bënë të ditur lajmin, i cili ka alarmuar në heshtje Policinë e Shtetit natën e krimit. Duke mos bërë të ditur emrin e drejtuesit policor i cili ka marrë kërcënimin e radhës, burimet saktësojnë se menjëherë atij i është marrë kallëzim në lidhje me ngjarjes. Punonjës policie po merren me verifikimin e plotë të ngjarjes, e cila në rast se do të rezultonte një kërcënim I pastër për shkak të detyrës, do të shkaktonte një tjetër valë paniku mes radhëve të policisë, ku nuk është shuar ende mirë tronditja nga ekzekutimi mafioz i Lamajt.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form