Report TV - Vlorë, digjet makina e oficerit të policisë, dyshohet e qëllimshme

Report TV 2018-05-03

Views 1

VLORE-Digjet gjatë natës makina e një punonjësi policie.

Makina tip Benz me targa VL 4929 B që është shkrumbuar i përket Dhimo Nurajt, punonjës policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Makina ka qenë e parkuar përpara shesh- pushimit të pallatit kur u përfshirë nga flakët rreth orës 02:50, ndërsa ka qenë vetë polici që ka njoftuar për zjarrin.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se ka qenë e qëllimshme.

Pista e parë ku po hetohet është djegia e makinës për shkak të detyrës.

Share This Video


Download

  
Report form