TIRANE - Ka fituar neto 210 milionë euro nga punimet që kreu në Shqipëri, megjithatë hedh në gjyq Tatimet se i kanë faturuar pa të drejtë detyrime, që nuk pranon se duhet t'i paguajë.Subjekti më i preferuar i qeverisë Berisha, konsorciumi midis amerikanëve të Bechtel-it dhe turqve të ENKA-s, ka paditur dje Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe Drejtorinë Rajonale Tatimore, duke kërkuar shfuqizimin apo ndryshimin e një morie aktesh administrative.
(ad.ti/shqiptarja.com)