Tiranë, lirimi i banesave të ish- pronarëve, sot një tjetër konflikt

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Pesë familje të cilët prej më shumë se 50 vitesh jetonin në një banesë dykatëshe, tani duhet të lënë godinën pasi ajo do i kthehet pronarëve. Sot është radha e familjes Mertiri.

Përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit të mbështetur dhe nga efektivë të komisariatit nr 1 në Tiranë u paraqitën sot në mëngjes në banesën e tyre për t'i kërkuar lirimin e banesës në rrugën "Tefta Tashko". Familjarët kundërshtojnë largimin nga banesa deri në gjetjen e një strehe të re dhe bëjnë me faj shtetin i cili me aktin normativ për lirimin e banesave të ish pronarëve, plotësoi të drejtën e pronarëve për kthimin e pronës, por shkeli të drejtën e qytetarëve, si ata që të strehohen diku.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form