Tiranë, një 78-vjeçare në rrezik jete, jashtë prej ish-pronarëve

Report TV 2015-08-21

Views 0

Edhe një tjetër e moshuar në qiell të hapur. Dy gra të pastreha dhe të flakura në rrugë pas zbatimit të aktit normativ të qeverisë Berisha për kthimin e shtëpive ish-pronarëve.

Për 78-vjeçaren Petrite Xhaferri dhe vajzën e saj Majlinda, e vetmja banesë ku jetonë prej 22 ditësh ështe një strehëz pa çati, e ngritur përbri shtëpisë ku kishin kaluar plot 50 vjet të jetës së tyre.

Mbrëmjen e së martës gjendja shëndetësore e Petrites është përkeqësuar duke e vëshirësuar edhe më shumë jetesën në këto kushte mesjetare në rrugën Fan Noli në Tiranë, pranë bllokut të ambasadave.

Përveç kushteve të mjeruara në të cilat jetojnë nënë e bijë, përkeqësimi i kushteve atmosferike e kthen në të pamundur mbijetesën.

Share This Video


Download

  
Report form