Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë janë ndaluar edhe Rexhep Tarba (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa dhe Rezarta Bokçiu për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit të shtëpisë.
Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga prokuroria e cila paralajmëron se do të ketë edhe arrestime të tjera për këtë çështje e cila ndodhet në prokurori prej prillit të vitit 2017.
Në këtë procedim penal akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë.
Gjykata e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti edhe për kalibruesit që kanë firmosur marrjen në dorëzim të punimeve jashtë cilësisë dhe përtej afateve ligjore të rrugës Elbasan-Gjinar për të cilën prokuroria thotë në vendim se nuk është realizuar si vepër pavarësisht fondeve të shpenzuara.
Mes të akuzuarve, veç dy ish-drejtorëve janë edhe ish-vartës të tyre në drejtorinë e rrugëve por edhe katër përfaqësues të kompanive që kanë kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestohet-ish-drejtori-i-arrsh-dashamir-xhika