Berisha, projekte për bashkimin e shqiptarëve

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

"Se jetojmë në pesë shtete nuk do të thotë se jemi pesë kombe. Jemi një dhe të mos mendojë askush kurrë se ekzistenca jonë në pesë shtete do mund ta interpretojë si për pesë kombe shqiptare", deklaroi Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Me këtë fjali Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka vazhduar retorikën e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Ai në mbledhjen e pare të qeverisë shqiptare ka kërkuar marrjen e masave për formimin e një kampionati mbarëkombëtar, që të përfshijë klubet shqiptare dhe ato kosovare në të gjithë sportet. Kështu ai i kërkoi Ministrit të Kulturës, Rinis dhe Sportit që të punojë me homologun e tij kosovar për shkrirjen në një të ligë të futbollit të të dyja vendeve.

"Këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë liga mbarë kombëtare e futbollit, dhe së bashku me ministrinë e sporteve të Kosovës duhet të uleni dhe ta hartoni projektin dhe duhet të zhvillohet liga mbarëkombëtare e futbollit, dhe për ët nxjerrë një numër sa më të madh 'yjesh' shqiptare të futbollit", u shpreh Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Njëkohësisht, një tjetër hap në këtë drejtim është edhe krijimi i hapësirës unike të valëve transmetuese. Kryeministri shqiptarë në këtë vijë ka kërkuar krijimin e lehtësirave shtesë për aksesin në vend për mediat kosovare.


"Duhet të krijohet hapësira unike shqiptare e valëve. Çka do ët thotë të gjitha mediat Kosovës që dëshirojnë të operojnë në Shqipëri duhet të kenë liçencë për transmetime në Shqipëri, jo vetëm të kenë licencë por RTSH-ja siç u krijon lehtësira mediave shqiptare, dhe bën shumë mirë dhe duhet tu krijoj, si kundër do të bisedohet me qeverinë e Kosovës që të gjitha mediat e Shqipërisë të mbulojnë hapësirën mediatike të Republikës së Kosovës", tha Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Ndryshe mesazhe të ngjashme Berisha ka dërguar edhe nga Shkupi, kur u bëri thirrje shqiptarëve që të punojnë në çdo minutë e çdo ditë për bashkimin e tyre. Duke folur para mijëra shqiptarëve në manifestimin për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Berisha tha se askush nuk duhet të irritohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin e tyre kombëtar. Mesazhet për bashkimin e Shqiptarëve kanë shkaktuar reagimin e politikës maqedonase. Kjo ishte dhe arsyeja që presidenti Ivanov ndonëse i ftuar nuk mori pjesë në ceremoninë e shtetit shqiptarë me rastin e 100 vjetorit të flamurit shqiptarë. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form