Berisha: 'Të punojmë për bashkimin kombëtarë'

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Kryeministri shqiptar Sali Berisha, nga Shkupi mbrëmë u bëri thirrje shqiptarëve që të punojnë në çdo minutë e çdo ditë për bashkimin e tyre. Duke folur para mijëra shqiptarëve në manifestimin për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Berisha tha se shqiptarët nuk u pajtuan kurrë me padrejtësitë dhe matjen e lirisë nga të tjerët dhe shtypjen e të tjerëve.
Berisha kujtoi se pas shpalljes së pavarësisë 2/3 e trojeve shqiptare u ndanë u copëtuan në padrejtësinë më të madhe të shekullit që shkoi, duke përjetuar pushtimet dhe diktaturat më të egra, klonet, e telat me gjemba që i ndanë shqiptarët me njëri-tjetrin në mënyrën më të pamerituar. Berisha tha se askush nuk duhet të irritohet nga përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin e tyre kombëtar.

"Ky 100 vjetor na fton, na frymëzon të vazhdojmë për të bërë realitet ëndrrën e atyre që u flijuan gjatë një shekulli për liri dhe dinjitet kombëtar. Ajo ëndërr në të vërtetë 1000 herë po ta lexosh, është ëndrra e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Këtu nga Shkupi dua t'ju bëj thirrje shqiptarëve. Të punojnë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit për bashkimin e tyre. U bëj thirrje fqinjëve tanë, përpiquni të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve do të bëheni më të lirë, më të drejtë dhe shqiptarët janë të gatshme për një bashkëpunim miqësor, afatgjatë, shekullor. Shqiptarët e lirë do të jenë forcë kryesore zhvillimi për veten e tyre dhe rajoni", deklaroi Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Kosova do të jetë gardian i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës.

\"I nderuari z. Ahmeti. Sonte, në emër të shtetit të Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës, përcjell tek ju vullnetin e qytetarëve të Kosovës, që ju të jeni të sigurt, gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe Preshevë, se shteti i Kosovës siguron dhe garanton se do të jetë gardiani i të drejtave tuaja. Sepse ju e ndihmuat Kosovën shumë, na ndanë padrejtësisht. Ne sot po i përmirësojmë padrejtësitë që ndodhën ndaj nesh. Prandaj, unë ju ftoj të gjithëve për një optimizëm më të madh, për shpresë , për besim në të ardhmen", tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se nuk kemi punuar që t'i marrim lirinë të tjerëve por kemi punuar dhe punojmë për identitetin tonë, krenarinë dhe simbolet tona.

"Ne jemi përcaktuar drejtë që të respektojmë liritë, identitetin kombëtar dhe historinë edhe të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse e kaluara e hidhur është për të dy palët, Çerçis Topulli jo rastësisht bashkëpunonte me kryengritës maqedonas, sepse pushtuesit dhe hallet i kishim të njëjta. Ne duam që këtu në këtë vend të vendoset, të instalohet mirëbesimi i mirëfilltë, ne duam respekt të ndërsjellë", u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Në manifestimin qendror për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë mbrëmë morën pjesë mijëra shqiptarë nga Maqedonia, Kosova Shqipëria e Lugina e Preshevës. Para...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS