Me afrimin e protestës demokratët kanë ashpërsuar tonet ndaj kundërshtarëve në qeveri. Paralajmërimi i parë për maxhorancën erdhi nga ish-kryeministri Berisha, i cili mungesën e ministrave dhe deputetëve socialistë në seancën plenare e cilësoi frikë ndaj bashkimit të shqiptarëve për tubimin e 27 Janarit.
?Tani siç e shihni, keni ngel një thellë këtu, të gjithë ministrat, të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga superprotesta që po afron, largohen nga parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të megaferave më të mëdha në historinë e vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetaj. Ikën deputetët, nuk janë këtu as një e pesta e deputetëve?e thotë Viktor Hygoi diku ?nuk njihej më as shef as flamurtar.? Kështu jeni bërë, çdo të bëni ju ditën e protestës, kur dy ditë para protestës ia keni mbathur në katër anës, ku do të futeni ju ditën e protestës??
Ftesën për t?iu bashkuar protestës së të shtunës ish-kryeministri Berisha e pati për çdo shqiptar që sipas tij ndihet i kërcënuar nga qeveria.
?Të mblidhemi me 27 Janar e tu japim dërmën këtyre ton-ton-makutëve, këtyre noriegëve që kanë vjedhjen nga mëngjesi deri në darkë si detyrë dhe mision kryesor.?
Edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit e shfrytëzoi për t?i bërë thirrje qytetarëve që të ndalin me forcë narkoshtetin, duke paralajmëruar një skenar të zymtë për ekonominë shqiptare.
?Shqipëria është në prag të falimentimit ekonomik. Nëse nuk e ndalim sot rrënimin, vendi do falimentoje. Kështu katandiset parlamenti i një vendi kur mazhoranca zgjidhet me votat e Durim Keçërve, e banditëve. Nëse do të heshtim dhe do të rrimë në shtëpi, do të vazhdojmë të jemi të tallur, të shpërfillur dhe braktisur, nëse ne bëhemi mijëra në sheshet e Shqipërisë e keqja do të largohet.?
Kundërpërgjigja e socialistëve për thirrjet që Basha e Berisha adresuan nga salla e Kuvendit në mungesë të kryeministri Rama erdhi nga Taulant Balla.
?Jam shumë i sigurt që ka një arsye shumë të fortë që Sali Berisha të dalë në protestë me 27 Janar dhe retorika, gjuha e përdorur, tregoi edhe tensionin e tij familjar. Mediat tregojnë se Shkëlzen Berisha bashkë me Ndue Kalaj dhe të tjerë, janë thirrur sot nga Prokuroria e vendit tonë për një vepër të rëndë, shpërdorimin e detyrës nga ana e babait, por edhe shndërrimin të të birit në rryshfetxhi. 414 milionë euro është fatura që shteti shqiptar dhe populli shqiptar paguan vetëm për çështjen e CEZ. Dhe sot kur Prokuroria njofton thirrjen për marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, babai i tij iu bën thirrje shqiptarëve që ?o burra të rrëzojmë? këtë qeveri dhe shtet ligjor. Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI-së, dilni në protestë edhe me të akuzuarit e 21 Janarit.?
Ndonëse axhenda e punimeve të Kuvendit kishte marrëveshje e projektligje,deputetët e opozitës i përqendruan fjalimet e tyre tek protesta që opozita do të zhvillojë të shtunën.