Cërvenkovski: Vazhdojmë betejën për rrëzimin e Gruevskit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Opozita maqedonase konkretizon sot veprimet e saj, në kuadër të pa-dëgjueshmërisë qytetare. Nga sot, prej 30 minutash, ajo do të bllokojë kryqëzimin në qendër të Shkupit, në orën 18, ndërsa, të shtunën, do të zhvendoset me protestë para selisë së VMRO DPMNE. Kështu paralajmëroi lideri i LSDM Branko Cërvenkovski i cili tha se kjo veprimtari nënkupton edhe mbështetjen e çdo lloj pakënaqësie qytetare në sferat e ndryshme shoqërore.

"Të nderuar qytetar, dje rrethi që përshkroi kjo qeveri në këto 7 vjet, u mbyllë. Maqedonia përfundimisht nuk është shtet juridik dhe demokratik por shtet partiak policor dhe kjo është e vërteta me të cilën duhet të ballafaqohemi dhe kundër të cilës duhet të luftojmë. Prej sot LSDM bashkë me partnerët e koalicionit fillon mënyrën e re të veprimit, në pajtim me rastet dhe karakterin e këtij regjimi. Kjo, mes tjerash nënkupton; do të organizojmë dhe do të mbështesim çdo lloj pa-dëgjueshmërie dhe rezistence qytetare , do të organizojmë dhe do të mbështesim çdo lloj mitingu, proteste dhe bllokade të udhëkryqeve dhe objekteve. Qëllimi kryesor i asaj që do të ndodhë në të ardhmen, është kthimi i rendit juridik dhe demokracisë në Maqedoni. Që të ndodh kjo, ky regjim totalitar duhet të largohet", deklaroi Branko Cërvenkovski kryetar i LSDM-së.

Nga dje sipas Cërvenkovskit, Maqedonia nuk është shtetet demokratik por është shtet policor. Turp dhe problem kyç sipas tij paraqesin ngjarjet në parlament ku deputetët dhe mediat u përzunë dhe dhunë jashtë sallës, dhe se prej dje, institucioni ligjvënës nuk ekziston më për opozitën pasi ajo u shndërrua në filial partiak i partive në pushtet. Ngjarja e djeshme sipas Cërvenkovskit paraqet turp për Maqedoninë dhe nënçmim për qytetarët e saj.

"Ajo për të cilën për shoqërinë maqedonase nuk ka kthim mbrapa, është përzënia e deputetëve me dhunë jashtë parlamentit, ata që janë zëri i popullit të cilët vetëm se deshën të mbronin kushtetutën, ligjin dhe rregulloren. Si në çdo pushtet diktatorial dhe qyqar, ata tentuan ta fshehin nga opinioni këtë gjë, kur paraprakisht, me dhunë përzunë edhe gazetarët nga salla plenare e parlamentit", tha Branko Cërvenkovski kryetar i LSDM-së.

Cërvenkovski theksoi se nuk frikësohet në se e arrestojnë madje u shpreh se pushteti e di se ku jeton, punon dhe vepron ai. Nga ana tjetër, nga partia e tij informojnë se do të ngrenë padi penale ndaj krye-parlamentarit Trajko Veljanovski për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores për punë të parlamenti. Padi paralajmërohet edhe ndaj ministres së brendshme Jankullovska, dhe atij të financave, Stavreski. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form