Cërvenkovski-Gruevskit: S'ke shpëtim nga unë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Fronti opozitar do të vazhdojë luftën për ardhmërinë e vendit, edhe pse Gruevski dhe VMRO DPMNE-në luftojnë për xhepat e tyre. Kështu ka deklaruar sot në Kumanovë lideri opozitar Branko Cërvenkovski duke paralajmëruar se prej nesër do ta intensifikoj rezistencën. Derisa partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhje do të zhvillojnë fushatë për zgjedhje lokale, Cërvenkovski dhe partnerët e tij të koalicionit do të fillojnë fushatën për bojkot të zgjedhjeve. Sipas kreut të opozitës, LSDM-ja sot është parti e hekurt, më e fuqishme dhe më e motivuar si asnjëherë më parë dhe e gatshëm që ti sakrifikoj interesat personale dhe partiake për të mirën e popullit dhe për ardhmërinë e vendit. Sips Cërvenkovskit, LSDM dhe 'Aleanca për Ardhmërinë' janë shpresa e fundit maqedonase para përmbytjes, para fatkeqësisë elementare të quajtur 'Rilindje'".

"Vetëm me zgjedhje parlamentare mund të ripërtërihet legjitimiteti i shkatërruar demokratik i parlamentit dhe institucioneve shtetërore. Ky shtet nuk është pronë private e asnjë individi dhe e asnjë partie, ajo i takon popullit dhe vetëm ai e ka të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike,të vendos çfarë pushteti dëshiron, çfarë shteti dëshiron të ketë", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Cërvenkovski mohoi zërat për largimin e tij pas kongresit të partisë, duke porositur Gruevskin se 'edhe deri në maj, edhe pas majit, shpëtim nga ai nuk ka".

"I dëgjoj, i shoh dhe habitem. 20 vite me mua po konfrontohen, me mua po shërojnë frustracionet, nga unë kompleksohen dhe sërish asgjë nuk mësuan. Dëshiroj publikisht ti porosisë se edhe deri në maj edhe pas majit, do të jem apo jo kryetar i LSDM-së, shpëtim për ju prej nga unë nuk ka. Unë nga kjo betejë nuk heq dorë, deri në fund, deri në fitoren e plotë", tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

Cërvenkovski kujtoi se ky pushtet ka miratuar buxhetin në mënyrë anti-kushtetuese, ka nxjerrë me dhunë nga Kuvendi gazetarët dhe deputetët opozitarë, si dhe qindra shkelje të tjera. Kreu i opozitës sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përmes të cilave synon t'i kthejë shtetin popullit. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form