Është inauguruar pasditen e sotme sheshi "Shqiponja" tek rrethrrotullimi i doganës në Tiranë. Ceremonia u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, ku të pranishëm ishin Kryeministri Sali Berisha, kryetari i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha dhe personalitete nga të gjitha trojet shqiptare.