Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet pasi është qëlluar më armë zjarri.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:25. Shtetasi B.B 34 vjeç, banues në Tiranë, ka shkuar vetë në spital me mjetin e tij, i plagosur me armë zjarri në këmbë tek sheshi "Shqiponja".
Rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa 34 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plagosje-ne-tirane-34-vjecari-qellohet-me-arme-tej-sheshi-shqiponja