Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro në një deklaratë të përbashkët për mediat ka bërë me dije se nga muaji janar, aksi nga Dogana dhe deri tek Shkolla Teknologjike do të jetë me tre korsi. Ai gjithashtu bëri me dije se sheshi ?Shqiponja? nuk do të jetë më rrethrrotullim, por një gjysmë-unazë.
Ne do të fillojmë me kantierin. Kantieri ka dy faza. Ne kemi ditë që po punojmë me policinë dhe sektorin e transportit në bashkinë e Tiranës. Kemi pasur dhe bashkëpunim me inxhinierët e kompanive. Ku qëndron plani i menaxhimit të trafikut?! Do ketë tre korsi, në ikje dhe në ardhje duke nisur nga muaji janar. Kantieri do të zhvillohet nga pjesa e Astirit. Do funksionojnë të gjithë semaforët. Tek sheshi ?Shqiponja? s?do e kemi më rrethrrotullim, por do kemi një gjysmë unazë. Kur vjen nga unaza nuk mund të rrotullohesh në vend, por do shkosh deri tek ?Casa Italia?. Në asnjë moment trafiku për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët, s?do jetë i bllokuar gjatë kësaj kohe që do bëhet projekti. Do ketë një vështirësi trafiku dhe për këtë policia ka marrë të gjitha masat.
Afrim Qendro, Drejtor i ARRSH-së
Drejtori i ARRSH-së u ndal edhe tek dëmshpërblimi i qytetarëve të ?Unazës së Re?, të cilët po protestojnë tashmë prej disa ditësh përkundrejt projektit të ?Unazës së Madhe?. Qendro u shpreh për shtëpitë të cilat do të preken nga ky projekt se, do t'i nënshtrohen rivlerësimit.
Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste, në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë. Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet, por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhineri në bashkëpunim me hipotekën.