BDI e PDH polemika për rishikimin e buxhetit

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Rishikimi i buxhetit për vitin 2012 ka përplasur partitë shqiptare në kuvend, Bashkimin demokratik për integrim dhe Partinë demokratike Shqiptare. Partia e Thaçit ka akuzuar partinë e Ahmetin se në 4 buxhete dhe në 4 rishikime me radhë po e mbështetë projektin Shkupi 2014 në dëm të projekteve shqiptare, fonde buxhetore për të cilat po shkurtohen. Deputeti Zijadin Sela theksoi se me rishikimin e buxhetit janë shkurtuar fondet për rrugën Haraçinë-Kumanovë-Likovë, për ujësjellësin në Tetovë dhe shumë projekte të tjera që janë në interes të shqiptarëve.
"Me votën e deputetëve të BDI-së edhe ato pak projekte investime kapitale të shqiptarëve fshihen si asgjë. Ndahen para shtohen mjetet për Shkupin 2014, ndërsa fshihen mjetet për ndërtimin e rrugës Shkup-Haraçinë Likovë, ndahen mjete për shelgje pranë Vardarit dhe fshihen mjetet për ujë për pije për Tetovën, për Gostivarin dhe Likovën. Ndahen mjete 1 milion euro për rrethoja urash dhe nga ana tjetër nuk janë paraparë para për koridorin 8 dhe projektet tjera të cilat janë në interes të shqiptarëve", deklaroi Zijadin Sela, Deputet i PDSH-së.
Duke kundërshtur pohimet e PDSH-së, deputeti i BDI-së Nexhati Jakupi theksoi se projekti Shkupi 2014 është i trashëguar pikërisht nga partia e Thaçit, për të shtuar se realizimi i projekteve infrastrukturore të parashikuara në programin e BDI-së do të realizohen.
"Botërisht është e njohur se BDI këtë projekt e ka trashiguar në qeverisjen e 2008-tës dhe ajo që ka mundur të bëjë atëherë ka intervenuar me vendosjen përmendorëve të tre figurave kombëtare shqiptare në suaza të këtij projekti dhe ai projekt ka qenë në vijim të sipër. Sa i përket se ky projekt apo ndonjë projekt tjetër ka patur ndikim në shkurtimin e projekteve nga programi i BDI-së un edhe gjatë rishimikimit të buxhetit thash se nuk ka menjanim apo eliminim të asnjë projekti", tha Nexhati Jakupi, Deputet i BDI-së.
Përpplasje rreth këtij rishikim buxheti kishte edhe në mes deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Socialdemokratët këtë rishikimi të buxhetit e cilësuan si rrezik i përësëritjes të skenarit të krizës ekonomike në Greqi, kurse deputetët e VMRO-së u përgjigjen se në të kaluarën ka qenë edhe më keq.
"Zoti Ivanovski, Unë do të fillojë me disa të dhëna dhe kështu në vitin 1994 në kohën e Qeverisë së Cërvenkovskit në Maqedoni për gjithë vitin kanë hyrë plotë 24 milion dollarë investime të huaja pse e përmendi Cërvenkovskin sepse përsëri e ofroni ai kandidat për kryeministër", u shpreh Vllatko Gjorçev, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
"Ju as vetë nuk besoni në këtë që thoni dhe tani kur ju dëgjuam mu kujtua një këngë e cila titullohet vera e vitit 1762 kur erdhi lajmi nga Stambolli, vallë pse nuk filloni edhe për atë kohë të flisni. Ju tani flisni për vitin 1994, keni pasur 13 apo 14 vjet a e dni se në atë kohë ka pa...

Share This Video


Download

  
Report form