PDSH-BDI, polemika për ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Emërimi i ambasadorit të ri në Kosovë të Ilija Strashevskit është bërë mollë sherri mes dy partive politike shqiptare, PDSH dhe BDI. PDSH-ja shtroi çështjen, pse edhe pas 20 vjet pavarësi të Maqedonisë, në Shqipëri dhe Kosovë nuk dërgohen ambasadorë shqiptarë. Orhan Ibrahimi tha madje se personat që emërohen në dy vendet shqiptare fqinjë, ose vijnë nga shërbimet e inteligjencës ose janë të mirë-trajnuar nga ato. Sipas tij, Maqedonia duhet të heq dorë nga stereotipi i të konsideruarit si 'armik', kombin shqiptar.

"Ne i kemi me dhjetëra e dhjetëra raste që tregojnë që qeveria e Maqedonisë, Kosovën dhe Shqipërinë dy shtetet shqiptare i sheh jo si vende mike por si vende armike. Prej te emërimi i ambasadorëve që përkujdesen për çdo mandat ata të jenë të përkatësisë maqedonase në mënyrë ekskluzive se shihet si pozicion i interesit të veçantë strategjik që në këto dy vende armike sipas qeverisë së Maqedonisë duhet të jenë të përkatësisë maqedonase. Por jam i sigurt se përveç aftësive profesionale ky zotëri, ky ambasador është i përgatitur edhe prej ekspertëve të lëmisë së zbulimit dhe kundërzbulimit, patjetër sepse ne e dërgojmë në një vend ku e shohim atë shtet fqinjë jo si mike por si armike", tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

Këtë qëndrim të Ibrahimit, e kundërshtoi ashpër deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti. Sipas saj, PDSH-së i ka dalë boja me fjalimet e saj patriotike, pasi kur ata nevojiten për votë, fshihen. Ajo përmendi bojkotin e PDSH-së gjatë firmosje së marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe së fundi edhe hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiq.

"Po ju them shkurtimisht përse këto nuk janë vende armike, për shkak se sot në republikën e Shqipërisë udhëtohet me letërnjoftime, një votë apo vendim që e ka marrë kjo qeveri dhe e ka votuar ky parlament. Nuk jam e sigurt a ishit ju në atë seancë si grup parlamentarë, se zakonisht ju flisni bukur për kauzën shqiptare por kur duhet votuar nuk jeni aty. Nuk jam e sigurt por mendoj se nuk keni qen. Por ama keni qen aty kur gjatë viteve të cilat e institucionalizuan konceptin vazal politik që është 2006 2008, ju vendoset viza me Republikën e Shqipërisë".Ju po flisni për spiunazh, por ju jeni autorët e konspiracionit me Bozhidar Sopasiçin. Mos më flisni se nuk ka më kuptim, u ka dalë boja thjeshtë ua kemi pa fytyrën", tha Ermira Mehmeti, BDI.

Ndërkaq, ambasadori i ri në Kosovë Ilija Strashevski do të zëvendësojë ish ambasadorin Stojan Karajanov i cili nga Kosova u transferua në Tiranë. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form