Me një debat të nxehtë dhe akuza për një dështim të politikës ekonomike të qeverisë së re, filloi debati në komision për rishikimin e buxhetit. Deputetët e opozitës akuzuan për keqmanaxhim me politikën ekonomike. Rezultati i kësaj është realizimi i dobët i investimeve kapitale, rritja e ulët ekonomike, grumbullim i borxhit publik dhe mos transparenca në miratim të vendimeve.