A1 Report - Kërcënimi i al-Qaedës lë Parisin në alarm: Do të sulmojmë sërish

Shqiptarja.com 2015-01-10

Views 207

FRANCE - Kërcënimet terroriste për Francën nuk kanë mbaruar. Pas sulmeve të përgjakshme në të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo” me 12 të vrarë dhe pengmarrjen në një supermarket hebre me 4 jetë të humbura, al-Qaeda e cila ka marrë autorësinë e atentateve, parlajmëron të tjera sulme në Paris.


Kercenon al-Qaeda: Do te bejme sulme te tjera terroriste ne France...dhe ne perendim
Pas plot tre ditëve terrori, kërcënimet ndaj Francës nuk kanë përfunduar me vrasjen e tre terroristëve, dy vëllezërve franko-algjerianë Said dhe Cherig Kouachi që shkaktuan masakrën në “Charlie Hebdo” dhe pengmarrësit të supermarketit Amedy Coulibaly. një kërcënim i ri vjen nga Al-Qaeda që vepron në Peninsulën Arabe. Një zëdhënës i grupit radikal në Jemen ka pranuar përgjegjësinë për masakrat e ditëve të fundit që shënuan 20 viktima (bashkë me terroristët) dhe 20 të plagosur.

Në mesazhin zanor al-Nazari thotë se udhëheqësit e Al Kaedës në Jemen kanë drejtuar operacionin dhe se ata e kanë zgjedhur objektivin e tyre me kujdes si një hakmarrje për ofendimet ndaj Profetit Muhamed.

Objektivi ishte Franca, për shkak të rolit të dukshëm në luftën kundër Islamit dhe popujve të shtypur.

Në video-mesazhin zanor paralajmërohet gjithë perëndimi, e veçanërisht Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pasojat e këmbënguljes në blasfemi kundër myslimanëve dhe u bëhet thirrje gjithë “xhihadistëve kudo në botë” për t’u bashkuar me al-Qaedan në misionin e tyre për kthimin e krimeve të perëndimit në territoret e tyre. Pas këtij kërcënimi, e pas sulmeve në Francë e Australi, Departamenti i Shtetit Amerikan ka lëshuar një alarm global në udhëtimet e amerikanëve ku qytetarët paralajmërohen të kenë kujdes maksimal dhe të rrisin masat e sigurisë.

Share This Video


Download

  
Report form