A1 Report - 18-vjecarja zhduket në prag të martesës, prindërit në alarm

Report TV 2015-08-31

Views 12

Një 18-vjeçare nga fshati Gur në Këlcyrë prej pesë ditësh rezulton e zhdukur, teksa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Prindërit e Ruze Spahiut, kanë vënë alarmin tek autoritetet policore që janë vënë në kërkim të gjetjes të së resë, e cila pikërisht sot mbushte 18 vjeç.

Vajza është parë për herë të fundit nga e ëma dhe i ati i saj, në orët e mëngjesit të së hënës nga ku dhe u largua në drejtim të paditur.

Nëna e saj Mekoja në një rrëfim për A1 Report, që ishte në banesën e familjes Spahiu, sqaron se vajza e saj komunikonte me një shoqe që quhej Anxhela, për të cilën gruaja pohon se di shumë pak.

18-vjeçarja ishte e fejuar prej dy vitesh dhe me datë 10 tetor kishte ndarë datën e martesës, ndërsa edhe i fejuari nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e saj.

Meko Spahiu ka edhe një apel për të bijën nëse e ajo e dëgjon.

Komshinjtë të familjes Spahiu, jashtë kameras së A1 Report, të shokuar nga kjo ngjarje pohojnë se Ruze Spahiu mund të ketë krijuar një lidhje të fshehtë dashurie me një tjetër person dhe të jetë larguar me këtë të fundit.

Share This Video


Download

  
Report form